Lajme

Kastrati: Vizita e drejtorit të CIA-s në Kosovë, lajm i keq, Kurti s’mund t’a promovojë si sukses!

08/24/2024 19:16
nga:Y I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka folur në lidhje me vizitën e drejorit të CIA-s në Kosovë.

Kastrati në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se një vizitë e tillë mund të shihet si lajm i keq, duke rënditur arsyet.

Ai tha se vizita e William Burns tek Kurti, Dodik dhe Vuçiq mund të shihet si sinjal se situata është delikate dhe se kanalet diplomatike mund të mos jenë të mjaftueshme për të trajtuar keto tema.

Deputeti i PDK-së tha se zakonisht shefi i CIA-s viziton vatra të krizës të cilat iu ekspozohen rreziqeve.

“Vizita e Drejtorit të CIA-s ne një vend të vogël si Kosova mund të shihet si një lajm i keq për disa arsye. Një nga këto mund të jenë edhe çështjet e sigurisë që mund të ndikojnë edhe ne paqëndrueshmëri rajonale.Vizitat e profilit të zyrtarit lartë të inteligjencës te Kurti, Dodik e Vucic mund të shihen edhe si sinjal që situata është delikate dhe se kanalet diplomatike mund të mos jenë të mjaftueshme për të trajtuar këto tema.Zakonisht Shefi i CIA-s viziton vatra te krizes te cilet ju ekspozohen rreziqeve të jashtme ku kërkohet vëmendje e veçantë dhe kujdes i shtuar perderisa sjellja e aktorëve lokal është e papërgjegjshme” tha Kastrati.

Deputeti i PDK-së tha se Kurti, një vizitë tillë, nuk mund ta promovojë si sukses.

Ai tha se sukses konsiderohet kur të vijnë përfaqësues qeveritarë amerikane që ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

“Kurti nuk mund ta promovojë kete si sukses. Ka ndodhur e kundërta. Në emër të Kosovës nuk guxon askush të luaj me arkitekturën e sigurisë rajonale ku Kurti ska asnjë investim, por investitoret kryesore jane SHBA dhe NATO. Sidomos jo ne kohen kur Burns ka angazhim te shtuar për luftërat në Gaza dhe Ukrainë.Sukses është kur nga SHBA të vijnë perfaqesues qeveritarë amerikanë që ndihmojne zhvillimin ekonomik te Kosoves e qe me Kurtin ky nuk eshte rasti”

“Të shpresojmë që Kurti i ka marrë seriozisht këto mesazhe dhe do të punojë seriozisht në kthimin e partneritetit me SHBA pa ju hyr krizave e fiskulturave artificiale ne Veri te vendit për llogari të votave të VV-se e në dëm te Kosovës” tha deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, për “Gazeta Blic”.

Shefi i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, para ardhjes në Prishtinë qëndroi në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Burns në Prishtinë mbajti takim me Presidenten, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Ky i fundit e cilësoi si ‘moment historik’ takimin me të parin e Inteligjencës Amerikane.

/Gazeta Blic/

Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës

Përfundon takimi i shefit të CIA-s në Presidencë

“Moment historik”, kështu e cilësoi Kurti takimin me shefin e CIA-s