Të paktën dy persona janë vrarë në një sulm rus në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, ka thënë guvernatori lokal.
Ai gjithasht ka bërë të ditur se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, shkruan Sky News.
Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur saktësisht në vendin Kupiansk-Vuzlovyi, derisa nuk është akoma e qartë se çfarë armësh janë përdorur në sulm.


