Zyrtarja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur për vizitën e zhvilluar nga drejtori i CIA-s në Kosovë.
Izmaku tha se Kosova nuk ka ndonjë aleat më të qëndrueshëm se SHBA-të dhe se duhet të kemi kujdes në këto marrëdhënie.
“Vizita e kreut të CIA-së për vendin tonë ka një rëndësi te madhe! USA e rikthen vëmendjen në sferën e sigurisë nga vendi ynë edhe në aspektin e intelegjencës dhe ky është lajm i mirë”, tha ajo.
“Meqenëse natyra e kësaj fushe është më konfidente, nuk mund të paragjykojmë qëllimin por bërja publike e vizitës, e dërgon një mesazh! Ne nuk kemi një aleat me të qëndrueshem se ShBA andaj duhet kujdes në këtë marrëdhënie, porosia ështe më shumë për qeverinë! Fatkeqësisht me disa veprime në vazhdimësi, kjo qeveri e ka lëkundur këtë raport! Nga sot do të shohim një agjendë me ndryshe në shumë vendime që kanë të bëjnë me sigurinë në vend dhe mandatin e forcave ndërkombëtare në vendin tonë” tha Izmaku në përgjigjen e saj dhënë për “Gazeta Blic”.
Drejtori i CIA-s, William Burns, u takua gjatë ditës së djeshme me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
I njëjti sot mbajti një takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
/GazetaBlic/


