Lajme

Takimi Burns-Kurti/ Bajqinovci: Sinjal pozitiv, konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën

08/23/2024 12:28
nga:N K

Ka përfunduar sot takimi mes drejtorit të CIA-s, William Burns, me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Ai tha se ky takim tregon angazhimin serioz të SHBA-ve për rajonin e Ballkanit e veqanërisht në Kosovë.

“Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një zhvillim i rëndësishëm që tregon për angazhimin serioz të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Kosovë”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se ky takim i sotëm sipas tij konfirmon mbështetjen e SHBA-së për shtetin e Kosovës.

“Takimi konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe përpjekjet e saj për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Ky është një sinjal i qartë se Kosova mbetet një aleat i rëndësishëm për SHBA-në në rajon”, tha ai.

Bajqinovci e quan sinjal pozitiv këtë takim, sepse sipas tij kjo tregon se Kosova është në qendër të vëmendjes të një prej aktorëve kryesorë globalë si SHBA-ja.

“Një takim i tillë është një sinjal pozitiv për Kosovën, duke treguar se vendi është në qendër të vëmendjes së një prej aktorëve kryesorë globalë si SHBA-ja, dhe se mbështetja për zhvillimin e saj të mëtejshëm është e qëndrueshme”, u shpreh ai.

Sipas deputetit kjo vizitë konfirom edhe shqetësimet e intelegjencës amerikane.

“Vizita e Shefit të CIA-s Burns po ashtu i konfirmon edhe shqetësimet inteligjecës amerikane për sigurinë në rajon për çka kryeministri në vazhdimësi ka folur. Shpresoj që opozita ta ketë pranuar e lexuar mirë këtë mesazh”,

/GazetaBlic/