Lajme

Haziri: Për shkak të Kurtit, do të kemi kufizime me efekte kolektive – Qeveri me “dy këmbë në një këpucë”

08/22/2024 19:58
nga:Genita C

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri vazhdon të thotë se kryeministri Kurti nuk pritet më në institucione të Qeverisë së ShBA-ve, pasi sipas tij, administrata Biden ka vendosur kufizime.

“Njëjtë si në Berlin, nuk e presin në institucione të Qeverisë, por nëpër zyra të partisë. Siç ishte takimi me SPD-në, nëpër zyrat e grupit parlamentar.Tash administrata Biden ka vendosur kufizime dhe nuk e presin në Uashington DC por në Chicago, aty ku mbahet Konventa e demokratëve. Nuk është pa nder ftesa në Konventë, mdaje është shansi i fundit për ata që nuk e dinë çka është partneriteti”, tha Haziri.

Haziri në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, po konfirmohet se Qeveria amerikane ka partneritet vetëm me shtetin tonë dhe jo me Qeverinë e Albin Kurtit.

“Konfirmimi që Qeveria amerikane ka partneritet me popullin e Kosovës dhe jo me Qeveri, është duke u përsëritur disa herë nga DC, por përherë të parë nga Ambasadori Hovenier, edhe atë nga salla e Presidencës”, shton tutje ai.

“Nuk po flasin vetëm për kualitetin e marrëdhënieve, por për limite të mëdha karshi Qeverisë, kryeministrit dhe eksponentëve të VV”.

Ndërsa, sipas Hazirit, vizita e sotme e shefit të CIA-s në Kosovë dëshmon se nuk ka vakum në vendimarrje në Europe dhe në ShBA.

“Sot, vizita e shefit të CIA në Kosovë, vizita e dy autoriteteve më të larta të NATO, janë dëshmi se nuk ka vakum në vendimmarje në Europe dhe ShBA. Tendenca që me “shty” agjenda politike vetëm me konsultime fasad me QUINT-in, në kohën kur ka bartje dhe ndryshime të mëdha në BE, pas zgjedhjeve të fundit, zgjedhja e shefit të ri të NATO dhe zgjedhjet në ShBA”.

Haziri tutje shton se, Qeveria për shkak të sjelljeve të Kurtit është me “dy këmbë në një këpucë”.

“Qeveria është me dy këmbë në një këpucë, për shkak kësaj sjellje të Kurtit i cili ka marrëdhënie të kushtëzuar me Europen, NATO-n dhe ShBA-të. Nëse vazhdohet me sjejllje prej kryeneçi, ka me pasë edhe kufizime me efekte kolektive”, tha Haziri për GazetaBlic.

Haradinaj thotë se shkaku i bllokadës nga Amerika, shefi i CIA-s nuk u takua me Kurtin