Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna foli sërish për merkaton e transferimeve në konferencën për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt.
“Ka ende disa role ku mendojmë se duam të shtojmë diçka, sulmi është një prej tyre. Me nivelin e ligës dhe mënyrën se si operojmë, ne kemi nevojë për shumë lojtarë”, tha fillimisht ai.
Më në fund, McKenna komentoi në mënyrë diplomatike situatën në lidhje me Armando Broja , qendërsulmuesin e Chelseat, i cili duket afër kalimit te Ipswich: “Nuk ka asgjë të konfirmuar ende. Derisa të ketë një konfirmim, mendoj se është ende larg. Pra, deri atëherë nuk ka asnjë arsye për të komentuar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport