Sporti

Drejtori i Milanit: Rafael Leao nuk do të largohet këtë verë

08/22/2024 17:13
nga:Lorik J

Për një tjetër verë, ylli i Milanit, Rafael Leao është lidhur me një transferim në një tjetër prej klubeve kryesore evropiane. Lidhur me këtë, drejtori sportiv i kuqezinjve, Giorgio Furlani, ka sqaruar synimet e klubit ndaj lojtarit.

“Rafa Leao nuk do të largohet nga Milani këtë verë”, ka qenë kategorik Furlani për “El Chiringuito”.

“Transferim te Barca? Nuk ka shanse, nuk ka mundësi, 100% ai qëndron këtu,” shtoi ai.

Furlani gjithashtu beson se vetë Leao është i lumtur në Milano dhe nuk do të dëshironte të largohej vetë: “Jo, ai nuk do të dëshironte të largohej. Unë mendoj se e kam pasur të qartë.”

/GazetaBlic Sport