Lajme

Përfundon takimi i shefit të CIA-s në Presidencë

08/22/2024 16:39
nga:G C

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë.

Gjatë së mërkurës Burn ka shkuar për takimin në Presidencën e Kosovës. Siç raporton Radio Evropa e Lirë në këtë takim ishte edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjithashtu, në Presidencë ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Vizita e Burns në Kosovës, erdhi pas vizitave të tij në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.