Sporti

David De Gea do të rikthehet sonte në portë pas 446 ditëve

08/22/2024 13:36
nga:Mergim Rreci

David De Gea pritet të bëjë debutimin e tij sonte tek Fiorentina kundër Puskas Akademia, 446 ditë pas paraqitjes së tij të fundit për Manchester United.

Portieri spanjoll ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me një opsion për një sezon të mëtejshëm në Stadio Franchi dhe do të bëjë debutimin e tij me La Viola sonte në ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Konferencës kundër Puskas Akademia, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se ai do të luajë ndeshjen e parë konkurruese në 446 ditë, një vit, dy muaj dhe 19 ditë pas paraqitjes së tij të fundit për Manchester United.

Ndeshja e tij e fundit për Djajtë e Kuq ishte finalja e Kupës FA 2023 kundër Manchester Cityt, të cilën skuadra e Pep Guardiolës e fitoi 2-1.

/GazetaBlic Sport/