Sporti

Drita synon ta ‘ndriçojë’ emrin e Kosovës, tifozët e Legia Varshavë njihen për qëndrimin e tyre kundër Republikës sonë

08/22/2024 11:59
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Legia Varshavë njihen për skenat e dhunshme dhe si një tifozeri jashtëzakonisht problematike.

Kudo që kanë udhëtuar kanë shkaktuar probleme të mëdha, kurse njihen si të tillë edhe në ndeshjet si vendas, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky tifo-grup ka bërë vazhdimisht propagandë anti-Kosovë, duke qenë shumë i afërt me tifo-grupe të ndryshme serbe, e duke shpalosur pankarta të ndryshme në ndeshjet që ka zhvilluar Legia.

Një ‘klimë’ e tillë mund të jetë prezente edhe në ndeshjen e sotme ndaj Dritës, por që futbollistët e skuadrës kosovare e kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre dhe nuk pritet të ndikohen nga kjo gjë.

Natyrisht, në rast se do të ketë thirrje në kor ose shfaqje të parullave të tilla, të cilat nuk do të largohen, ndeshja rrezikon edhe të pezullohet. Duke shpresuar se gjëra të tilla nuk do të ndodhin dhe se skuadra jonë do të marrë rezultat pozitiv.

/GazetaBlic Sport/