Sporti

Legia ka epitetin e favoritit, Drita kërkon të dëshmohet në fushë

08/22/2024 09:00
nga:Mergim Rreci

Drita është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane.

Skuadra gjilanase do të luaj në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës dhe synon edhe dy fitore për të arritur fazën e grupeve.

Ekspedita e Dritës ka arritur dje në kryeqytetin polak Varshavë, ku edhe zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Legian.

Legia dhe Drita do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në Play-Off të Ligës së Konferencës me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Wojska Polskiego.

Skuadra polake konsiderohet bindshëm më favorite nga kuotat e basteve, me fitoren e Legias që kuotohet me vetëm 1.17, kurse fitorja e ‘Intelektualëve’ ka vlerën prej 19.00.

Një barazim i mundshëm ka vlerën prej 6.50. Natyrisht, Drita ka ditur që edhe në ndeshje të tilla të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme, gjë të cilën shpresojmë shumë që do ta bëjë edhe sot.

/GazetaBlic Sport/