Sporti

Shqiptarët me sy nga FC Drita, skuadra kosovare përballet sot me Legia Varshavë

08/22/2024 08:01
nga:Mergim Rreci

Drita është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane.

Skuadra gjilanase do të luaj në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës dhe synon edhe dy fitore për të arritur fazën e grupeve.

Ekspedita e Dritës ka arritur dje në kryeqytetin polak Varshavë, ku edhe zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Legian.

Legia dhe Drita do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në Play-Off të Ligës së Konferencës me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Wojska Polskiego.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/