Sporti

Mats Hummels transferohet në La Liga, bëhet bashkëlojtar i Vedat Muriqit

08/21/2024 22:19
nga:Mergim Rreci

Është zbuluar skuadra e re e mbrojtësit Mats Hummels, i cili nuk ka nënshkruar me asnjë ekip pas skadimit të kontratës me gjigantin gjerman Borussia Dortmund.

Sipas lajmeve të Sky Sport, skuadra e La Ligës, Mallorca është shumë pranë transferimit të tij, atje ku do të bëhej bashkëlojtar i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, transmeton GazetaBlic Sport.

Raportohet se negociatat mes mbrojtësit 35-vjeçar dhe zyrtarëve të klubit spanjoll kanë qenë pozitive dhe një transferim i tij në Spanjë shihet si punë e kryer.

/GazetaBlic Sport/