Lajme

Një muaj paraburgim gruas që dyshohet se vrau kunatin mbrëmë në “Kodrën e Trimave”

08/21/2024 20:36
nga:Y I

Nazmije Millakut gruas që dyshohet për vrasjen e kunatit të saj Xhevdet Millaku, i është caktuar një muaj paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj të pandehurës N.M është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, tha Gashi.

Sipas prokurorisë, nga hetimet preliminare motivi i vrasjes dyshohet se janë problemet familjare./Express/