Shoqata “HANDIKOS”, ka adresuar një mori kërkesa tek Ministria e Financave, e ndër to kanë qenë edhe zhdoganimi i automjeteve për persona me aftësi të kufizuara.
Kryetari i kësaj shoqate, Afrim Maliqi në një prononcim për GazetaBlic, thekson se që nga viti 2022 kanë filluar të aplikojnë TVSH-në e cila ka një kosto të madhe përkundër doganës dhe akcizës, sipas tij përveç kërkesës për zhdoganimit kanë adresuar edhe lirimin e kujdestarëve të këtyre personave të cilët nuk kanë mundësi të vozisin vet automjetin.
“Ne i kemi drejtuar shumë çështje, njëra ka të bëjë me zhdoganimin e automjeteve për persona me aftësi të kufizuara. Nga viti 2022 kanë filluar ta aplikojnë edhe TVSH për këta persona e cila e ka një kosto të madhe në krahasim me doganen dhe akcizën. Gjithashtu, në lidhje me këtë çështje në dhjetor të vitit 2022 i kemi adresuar kërkesat tona me shumë të drejtë, që personat me aftësi të kufizuara të cilët mund të vozisin automjetet të lirohen prej Doganës, Akcizës dhe TVSH-së, po ashtu të lirohen edhe kujdestarët e atyre personave të cilët nuk kanë mundësi të vozisin vetë automjet, si për fëmijë ashtu edhe për të rritur që të lirohen. Dhe çështja e tretë, ka qenë që të lirohen edhe shoqatat, sikurse shoqata jonë për zhdoganimin e automjeteve të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, e në veçanti ato shoqata që ofrojnë shërbime sociale përshkak se pa ato automjete nuk mund të bartën pesonat me aftësi të kufizuara”, u shpreh Maliqi.
Maliqi, thotë se pavarsisht nëse mund të ju ofrohet ndonjë donacion, ata nuk mund t’a pranojnë pasiqë duhet të paguajmë doganën, akcizën dhe TVSH-në, e që sipas tij është e pamundur një gjë e tillë.
Kjo është një ndër sfidat që përballet kjo shoqatë, por, në lidhje me sfidat e tjera, kryetari i shoqatës “HANDIKOS”, shprehet se janë të shumëta, e ndër to është edhe mungesa e qasjes së personave me aftësi të kufizuara në shumë institucione publike, si dhe numri i vogël i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përshirë në sektorin e arsimit përshkak se nuk kanë mbështetje financiare.
“Sfidat e tjera që përballemi si shoqatë janë të shumta, është qasshmëria për persona me aftësi të kufizuara apo qasja që mungon në shumë objekte, si institucionale ashtu edhe në objekte të tjera publike,dhe vazhdon të jetë sfidë ende ofrimi i shërbimeve të duhura shëndetësore. Sfidë tjetër, është edhe numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përfshirë në arsim është jashtëzakonisht i vogël përshkak të mungesës së mbështetjes financiare të familjeve, fëmijët mund të kenë probleme të shumëta shëndetësore, pajisje të duhura ndihmëse për lëvizje dhe pasije teknologjike transporti i papërshtatshëm, objektet shkollore shpeshherë janë të papërshtatshme në veçanti shkollat e mesme dhe universitetet”, tha ai.
E, në lidhje me punësimet, Maliqi vlerëson se ka një lëvizje më të mirë sesa vitet paraprake, ku interesimi më i shumtë vërehet nga kompanitë private, ani pse është lëvizje e mirë kjo çështje është komplekse sepse sipas tij, ka mungesë të qasjes së këtyre personave në objekte, transport e të tjera.
“Sa i përket punësimit ka një lëvizje më të mirë sesa viteve të mëhershme, kanë filluar në veçanti kompanitë private të kërkojnë persona me aftësi të kufizuar të cilët janë të gatshëm të punojnë, përshkak si në kompanitë private ashtu edhe në institucione, ligji nënkupton se çdo i 50-ti i punësuar duhet të jetë me aftësi të kufizuara. Është një lëvizje e mirë, por është pak komplekse çështja e punësimit me persona me aftësi të kufizuara, meqenëse mungon qasja në objekte, qasja në transport, përgatitja e tyre profesionale nuk është e duhur në mungesë të trajnimeve të duhura dhe kjo po ndikon neë punësim”, potencoi ai.
E, në lidhje me këtë çështje edhe Drejtori Ekzekutiv i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, thekson se mbështetje nga qeveria aktuale nuk kanë pasur diçka konkrete, por, që sipas tij, shuma mbështetsëse për fëmijë me autizëm e me Sidrom Down nuk është ngritur që nga viti 2009 nga asnjë qeveri që kanë qenë në pozitë.
“Diçka konkrete nuk ka pasë, që ka pasur ndonjë subvencionim të caktuar. Por, aspak nuk ka pas një rritje të caktuar, p.sh kemi fëmijë me autizëm , fëmijët me sindrom doën që përfitojnë më një shumë nga 100 euro e cila nuk ka aps asnjëherë ngitjen më të vogël që nga viti 2009, realisht, nuk ka pasur një progress as nga kjo qeveri përkundër që kemi menduar që do të ketë, por, fatkeqësisht nuk ka”, përfundoi Kadriu për GazetaBlic.


