Lajme

Pastrimi i shtretërve të lumenjëve| Flasin ekspertët e mjedisit: Përpjekje e qeverisë për të treguar angazhimin e munguar që 4 vjet

08/23/2024 12:49
nga:N K

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar puna për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ministri Liburn Aliu ka treguar se cilët lumenj do të pastrohen fillimisht

“Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar ministri Liburn Aliu.

Në lidhje me gjendjen e shtretërve të lumenjëve në Kosovë dhe njoftimit për pastrimin e tetë shtretërve të lumenjëve, është deklaruar aktivisti i mjedisit Besnik Shabiu. Ai për GazetaBlic thekson se në aspektin e fushatës është krijuar një task forcë për pastrimin e ujërave të lumenjëve të Kosovës.

“Gjendja e lumenjëve në Kosovë në përgjithësi në krejt sipërfaqen e territorit të Kosovës, vazhdon me qenë në gjendje jo stabile. Lumenjët fatkeqësisht nuk është që mirëmbahen apo kanë kujdes specifik sa i përket mirëmbajtjes së shtretërve të lumenjëve. Zakonisht shumica e lumenjëve janë njëfarë forme në dorë të natyrës, nuk kanë ndonjë projekt konkret specifik sa i përket komunave dhe ministrinë për asgjësimin e ndotësve”, tha ai.

Sipas aktivistit të mjedisit Kosova në aspektin e trajtimit të ujëra të zeza qëndron jashtëzakonisht keq.

“Në kuptimin e trajtimit të ujërave të zeza qëndrojmë jashtëzakonisht keq, dmth një përqindje shum e vogël e ujërave janë që trajtohen, ndërsa pjesa dërmuese e ujërave në sipërfaqen ku ka ujë me burime në Kosovë është fatkeqësisht që nuk ka ndonjë trajtim”, thekson Shabiu.

Ai tutje potencon se ndotjet me mbeturina me pesticide ndikojnë ne probleme serioze në periudhat kur bujqët i kanë aktivitetet e tyre.

“Përpos ndotjes që është kryesorja prej ujërave të zeza, e kemi ndotjen me mbeturina, me metale të rënda, me pesticide ku shpesh herë pesticidet janë problematike serioze në periudhat të ndryshme zakonisht në periudha kur bujqët i kanë aktivitetet e tyre”, tha aktivisti i mjedisit.

Ai tha se ka mungesë të aktiviteteve të vazhdueshme për mjedis.

“Nuk është që ka ndonjë aktivitet të vazhdueshëm sepse në raste të caktuara kur ka ditë të shënuara siç janë ditët mjedisore si dita botërore e Ujit apo dita botërore e Tokës apo Mjedisit, ndërmirren aktivitetet nga institucionet ose nga organizatat e shoqërisë civile. Mirëpo, këto nuk janë të mjaftueshme sepse këto janë aktivitete vetëm pa ndonjë qëndrueshmëri dhe prapë ajo sipërfaqje e cila pastrohet pas një periudhe shumë të shkurtë prap do të kthehet në gjendjen të cilën ka qenë. Aktivitetet e tilla janë më tepër të karakterit nxitës,vetëdijësues dhe protestues. Normalisht që nuk janë aktivitete të cilat munden të zgjidhin problemin më afatgjate. Komunat ndajnë ndonjë herë mjete në kuadër të bugjetit vjetorë për mirëmbajtje dhe për rehabilitim të shtretërve të lumenjëve, mirëpo jemi qenë dëshmitarë që shpesh kemi parë betonizim të lumenjëve duke mos pasur ide shpesh herë komunat”, vazhdoi Shabiu.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Aktivisti i mjedisit i pyetur për diskutimet për mjedis nga qeveritë e kaluara dhe nga qeveria aktuale, ai thotë se kjo qeveri aktuale është njëra ndër mandatet që ka diskutuar më së paku për mjedis, ku sipas tij Ministria e Infrastrukturës nuk ka shtruar rrugë.

“Realisht mendoj që njëra ndër prej mandateve në të cilat më së paku është diskutu për mjedisin në nivel vendi, më tepër është folë për disa strategji, drafte, projektligje, udhëzime, mirëpo në aspektin e përmisit të situatës në terren ka zero rezultate. Ministria e Infrastrukturës as rrugët nuk është që ka shtruar, nuk është që kemi pasur ndonjë rezultat pozitiv në organizimin e infrastrukturës rrugore që kishim mundur ti arsyetojmë, nuk është që kemi ndonjë rezultat shum pozitiv dhe konkret në aspektin rrugorë, në aspektin e fushatës është krijuar një task forcë për pastrimin e ujërave të lumenjëve”, tha ai.

“Duke pasur parasysh që zakonisht inciativat e tilla po mirren shum afër fushatës zgjedhore lënë të nënkuptojë që disa projekte madhore kanë filluar ti ndërmarrin pikërisht në përfundim të mandateve, edhe kjo qeveri nuk është që ka bërë diqka risi. Ka marrur një inciativë e cila nuk është që ka pritje të ndonjë rezultati dhe nuk është zgjidhje zgjerimi dhe pastrimi i lumenjëve por duhet të mirren masa në inciativa tjera parandaluese të ndotjes së lumenjëve”, përfundoi Besnik Shabiu.

 

Në lidhje me këtë çështje është edhe ekologia Egzona Shala, ajo thekson se ka rritje të shkallës së trajtimit të ujërave të ndotura, nga 1% në 11% dhe  gjithashtu sipas saj rregullimi i vetëm 8 shtretërve të lumenjëve nuk është zgjidhje e plotë për gjendjen e përgjithshme të lumenjëve në Kosovë.

“Pavarësisht përpjekjeve të vogla ndërmarra nga Ministria e Mjedisit , ndihma e tyre ka qenë e fragmentuar dhe e pamjaftueshme për të bërë ndryshime të dukshme. Shpesh, këto iniciativa janë ad-hoc dhe nuk bazohen në studime dhe plane të mirëfillta që adresojnë shkaqet rrënjësore të problemeve mjedisore, bashkepunimi me shoqerine civile mungon ne mase dhe informimi i qytetareve eshte shume i mangët sidomos në rastet kur kercenohet jeta e tyre nga ndikimet e ndryshme të lumenjëve ne jetën e tyre”, tha ajo.

Sa i përket rezultateve pozitive për heqjen e mbeturineve, rregullimi i 8 shtratërve të lumenjëve në Kosovë, Shala thekson se veprimet e Ministrisë së Mjedisit shpesh dështojnë në adresim të problemeve dhe nuk është zgjidhje për gjendjen e përgjithshme të lumenjëve në vend.

“Sado që çdo përpjekje për përmirësimin e lumenjëve është e mirëpritur, veprimet ad-hoc të Ministrisë së Mjedisit shpesh dështojnë të adresojnë problemet themelore që prekin lumenjtë tanë. Pa një plan të mirë-studiuar dhe zbatim të qëndrueshëm, gjasat që këto masa të kenë rezultate pozitive afatgjata janë të vogla. Rregullimi i vetëm 8 shtratërve të lumenjëve nuk është zgjidhje e plotë për gjendjen e përgjithshme të lumenjëve në Kosovë. Ne kemi nevojë për një qasje gjithëpërfshirëse, që përfshin jo vetëm heqjen e mbeturinave, por edhe ruajtjen dhe rigjenerimin e ekosistemit të lumenjëve”, thekson Shala.

Nga ana e ekologes, kjo iniciativë po shihet e mjaftueshme dhe e nxituar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.

“Si një aktiviste e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit, kjo iniciativë më duket e pamjaftueshme dhe e nxituar. Në vend të veprimeve konkrete të bazuara në raporte e hulumtime si dhe të ofrohet menaxhim me bazë natyrën ky është thjesht një veprim kozmetik- parazgjedhor që nuk merret me shkaqet rrënjësore të degradimit të lumenjëve. Kjo iniciativë duket më shumë si një përpjekje për të treguar angazhim e munguar që 4 vite sesa një zgjidhje apo punë adekuate”, tha tutje Shala.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Si është gjendja e lumenjëve në Kosovë?

“Gjendja e lumenjëve në Kosovë është alarmante, qoftë nga cilësia e tyre por edhe nga keqpërdorimi. Shumë lumenj janë të ndotur nga mbeturinat, ujërat e zeza dhe ndotësit e tjerë kimikë

vetëm Për më tepër, ndërhyrjet ilegale dhe mungesa e mbikëqyrjes kanë përkeqësuar më tej situatën. Lumenjtë tanë po shndërrohen në kanale të ndotura, të paafta për të mbështetur jetën e egër dhe për të ofruar shërbime ekologjike për komunitetet lokale. Pa një ndërhyrje serioze dhe sistematike, gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet. Sipërfaqja e degraduar nga ekspoatimi i zhavorit deri ne vitin 2018 është verësuar se është 1421.06 ha e qe sikur tja shtojme edhe pjesen e viteve deri ne 2024 tregon nje gjendje alarmante per nga trajtimi i ujërave sipërfaqësore – lumenjëve”, potencon aktivistia e mjedisit.

Shala e pyetur për ndërmarrjen e hapave ndihmuese për përmirësimin e mjedisit dhe lumenjëve në vendin tonë, ajo thekson se ka rritje të shkallës së trajtimit të ujërave të ndotur nga 1% në 11%.

”Në baze të rishikimit të strategjisë një progres substancial është vlerësuar se ka pasur në trajtimin të ujërave të ndotura – Është rritur substancialisht shkalla e trajtimit të ujërave të ndotura, nga 1% në 11%. Janë finalizuar dhe janë lëshuar në funksion impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura për Prizrenin, Pejën dhe Gjakovën”, vazhdon ajo. Mirëpo,pavarësisht përpjekjeve të vogla ndërmarra nga Ministria e Mjedisit , ndihma e tyre ka qenë e fragmentuar dhe e pamjaftueshme për të bërë ndryshime të dukshme. Shpesh, këto iniciativa janë ad-hoc dhe nuk bazohen në studime dhe plane të mirëfillta që adresojnë shkaqet rrënjësore të problemeve mjedisore, bashkepunimi me shoqerine civile mungon ne mase dhe informimi I qytetareve eshte shume i mangët sidomos në rastet kur kërcënohet jeta e tyre nga ndikimet e ndryshme te lumenjëve në jetën e tyre”, përfundoi Egzona Shala.

/GazetaBlic