Lajme

Komuna e Prishtinës: Puseta ku ra i moshuari që vdiq dje ndodhet në rrugën e cila është nën kompetencat e Qeverisë

08/21/2024 15:22
nga:Y I

Një person i cili kishte rënë në një pusetë të hapur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë me datën 9 gusht, ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Nga Komuna e Prishtinës  kanë dal me një sqarim në lidhje me këtë ngjarje, duke theksuar se puseta në fjalë, është në magjistralen Prishtinë-Podujevë dhe se e njëjta nuk është në kompetencat e komunës së Prishtinës por në kompetencat e Qeverisë.

“Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria” thuhet në njoftimin e Komunës raporton Gazeta Blic.

Nga Komuna i kanë cilësuar si për keqardhje deklaratat e lëshuara nga VV-ja për ketë rast.

Njoftimi i plotë: