Futbollisti i Inter Miami, Lionel Messi do të kthehet në fushë në shtator, ka raportuar gazetari Hernan Klaus.
37-vjeçari argjentinas po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe së shpejti do t’i rikthehet stërvitjeve me skuadrën.
Sulmuesi pritet të jetë në gjendje të dalë në fushë në ndeshjen e MLS kundër Philadelphia-s, e cila është planifikuar për 14 shtator.
Messi luan për Inter Miami që nga korriku i vitit 2023. Në sezonin e parë, ai shënoi 12 gola dhe bëri nëntë asistime në 12 ndeshje.
/GazetaBlic Sport