Sporti

Gundogan do të nënshkruajë kontratë një vjeçare me Manchester Cityn

08/21/2024 11:15
nga:Lorik J

Manchester City dhe Ilkay Gundogan kanë arritur një marrëveshje të plotë që gjermani të ri-nënshkruan për skuadrën e Premier League.

Gundogan, 33 vjeç, do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me Cityn, me opsion edhe 12 muaj të tjerë.

Ai do të largohet nga Barcelona si një transferim i lirë, vetëm një vit pasi u bashkua me ta pas skadimit të kontratës së tij me Cityn në qershor 2023. Për të lehtësuar lëvizjen, Gundogan po heq dorë nga dy vitet e mbetura të pagës që do t’i detyrohej Barcelona.

/GazetaBlic Sport