Sporti

Faqja zyrtare e Ligue 1: Sezoni i ri dhe Edon Zhegrova është ende i mahnitshëm!

08/20/2024 23:12
nga:Lorik J

Lille fitoi sonte ndaj Slavia Pragës me rezultatin 2-0, në ndeshjen e “Play Offit” për kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

Zhegrova realizoi golin e dytë dhe ndihmoi skuadrën që të marrë rezultat të favorshëm në takimin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas golit, faqja zyrtare e Ligue 1 i thurri elozhe futbollistit kosovar.

“Sezoni i ri dhe Edon Zhegrova është ende i mahnitshëm”, shkruan Ligue 1 në faqen zyrtare në X.