Sporti

Zhegrova i jashtëzakonshëm, Lille shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve

08/20/2024 22:55
nga:Lorik J

Skuadra e Lille është shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25.

Lille fitoi sonte ndaj Slavia Pragës me rezultatin 2-0, në ndeshjen e “Play Offit” për kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë, shkruan GazetaBlic Sport.

David e realizoi golin e parë në këtë duel për 1-0.

Edon Zhegrova realizoi golin e dytë pas 77 minutave lojë – duke dhënë kontribut masiv në fitoren e francezëve.

Ndeshja vendimtare për kualifikim është ajo kthyese në Pragë që luhet pas 1 jave.

/GazetaBlic Sport