Sporti

Juventus nuk ndalet në merkato, gati edhe transferimi i Gonzalez

08/20/2024 18:33
nga:Lorik J

Sipas Sky Sport Italia, Juventusi shpreson të përfundojë një marrëveshje për Nico Gonzalez të Fiorentinës në dy ditët e ardhshme.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio pretendon se Juventus kanë rritur bisedimet me La Viola, duke shpresuar të nënshkruajnë me Gonzalezin brenda 48 orëve.

Juventusi shpreson të nënshkruajë me Nico për 30 milionë euro, me 4-5 milionë euro shtesë. Anësori e sheh “Zonjën e Vjetër” si një prioritet absolut për karrierën e tij. Për 26-vjeçarin është interesuar edhe Atalanta, por dëshira e tij është vetëm Juve.

/GazetaBlic Sport