Sporti

Eriksen mund të rikthehet në Ajax, United e liron atë për një shumë simbolike

08/20/2024 16:15
nga:Lorik J

Christian Eriksen mund të kthehet te Ajax, raportoi The Athletic. Gjigantët e Amsterdamit janë tashmë në bisedime me Manchester United për mesfushorin, kontrata e të cilit në Old Trafford skadon në fund të sezonit.

Sipas mediumit anglez, Manchester United është gati të ndahet me ndërkombëtarin danez për 5 milionë funte.

Eriksen u transferua te Manchester United në vitin 2022 si lojtar i lirë pasi për herë të fundit ishte pjesë e Brentford.

Për Christian Eriksen, një lëvizje te Ajax do të jetë një rikthim në Johan Cruyff Arena, ku ai luajti midis 2010 dhe 2013 përpara se të shitej te Tottenham për 13 milionë funte.

Për Ajax-in, Eriksen luajti 163 ndeshje në të cilat shënoi 32 gola dhe bëri 65 asistime.

/GazetaBlic Sport