Një qytetar nga komuna e Podujevës ka thënë se prej 2 muajsh nuk kanë ujë 22 orë në ditë, ndërsa kanë vetëm 2 orë, nga ra 07 – 09 të mëngjesit, raporton Gazeta Blic.
Ai i ka thënë Gazeta Blic se gjendja është e tmerrshme derisa në qendër të qytetit s’kanë ujë në të shumtën e kohës.
Qytetari ka thënë se nga Ujësjellësi u kanë thënë se me këtë çështje duhet të merret komuna dhe se nuk është kompetencë e tyre.
Gjendja e tillë është te banesat e qytetit në sheshin Zahir Pajaziti, përballë Komunës së Podujevës.


