Sporti

Motta: Kam ndjesi pozitive, jam i lumtur për rezultatin ndaj Comos

08/20/2024 12:53
nga:Mergim Rreci

Një debutim perfekt, një fitore e pastër 3-0 në start që i jep besim tifozëve të “Zonjës së Vjetër”. Juve e nis mbarë me Thiago Motta-n në stol, ku në “Stadium” kaluan me lehtësi Como-n.

Trajneri i ri hodhi një ekip ndryshe, ku nga minuta e parë zbriti dhe Mbangula. 20-vjeçari belg u kthye menjëherë në protagonist teksa në minutën e 20-të me një goditje të bukur kaloi Juve në avantazh.

Një ndeshje shumë të mirë zhvilloi dhe Yildiz me sulmuesin turk që fillimisht dhuroi një assist për Vlahovic, por goditja e serbit u përplas në shtyllë. Dy minuta më pas, Yldiz bëri të njëjtën gjë, por këtë futi në një top në qendër për Weah, topi fillimisht u përplas në traversë, por kaloi vijën fatale duke i dhuruar “Zonjës s Vjetër” epërsinë e dyfishtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Vlahovic iu afrua sërish golit, por goditja e tij me kokë u ndal në shtyllë. Juve kishte kontrollin total të lojës, ndërsa në shtesë, Cambiaso realizoi edhe golin e tretë. Thiago Motta, shijon këtë sukses të pastër në krye të Juves, ku fillimisht u ndal te paraqitja e Mbangula-s:

“Kam ndjesi të mira, pres shumë jo vetëm nga Mbangula, por edhe nga të tjerët. Jam i lumtur për të, por dhe për pjesën tjetër të ekipit, pasi zhvilluan një ndeshje të mirë.