Sporti

I përjashtuar nga Chelsea, cila do të jetë e ardhmja e Armando Brojës?

08/20/2024 10:03
nga:Mergim Rreci

Lajme të rëndësishme kanë mbërritur në lidhje me të ardhmen e Armando Broja, i destinuar të largohet nga Londra në fund të këtij afati kalimtar veror.

Sipas asaj që raportohet nga Nicol Schira, Ipswich tashmë është në gjurmët e shqiptarit dhe tashmë ka kontaktuar me drejtuesit e klubit, duke synuar maksimalisht transferimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Skuadra italiane, AC Milan mbetet në garë poashtu për shërbimet e tij, por që do ta ketë shumë të vështirë kompletimin e transferimit të tij, kjo për faktin se ‘Rossonerët’ po kërkojnë vetëm huazimin e tij.

Sipas informacioneve të fundit, Chelsea do të pranonte një huazim të tij 1 vjeçar, por që më pas kjo do të shoqërohej me një blerje totale të detyruar prej 30 milionë euro.

Do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, por që me siguri të plotë, Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga Londra për këtë edicion të ri.

/GazetaBlic Sport/