Sporti

Lille i Edon Zhegrovës e zhvillon sonte ndeshjen e parë ndaj Slavia Prague në ‘Play-Off’ të Ligës së Kampionëve

08/20/2024 09:15
nga:Mergim Rreci

Lille i Edon Zhegrovës e zhvillon sonte ndeshjen e ‘Play-Off’ për Ligën e Kampionëve.

Skuadra ku luan sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova do të përballet me Slavia Prague, shkruan GazetaBlic Sport.

Zhegrova  pritet të luajë nga minuta e parë, duke qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm tek Lille në raundin e kaluar, atje ku realizoi golin e fitores në ndeshjen e parë ndaj Fenerbahces.

Në rast se e kalon edhe kundërshtarin nga Çekia, Lille do të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/