Sporti

Administratori i Milanit, Furlani: Gati për goditje të tjera, kemi ndërtuar një skuadër fituese

08/20/2024 08:05
nga:Mergim Rreci

Para Milan-Torino, Xhorxho Furlani ka bërë bilancin e verës kuqezi të ndarë mes miqësoreve në Shtetet e Bashkuara dhe merkatos, që premton ende goditje.

Në një intervistë për “SKY”, administratori i “Djallit” ka bërë deklaratat e mëposhtme.

Si e vlerësoni merkaton e Milanit?

E dinim se çfarë lloj pune duhej të bënim. Gjithçka ka qenë kirurgjikale dhe e synuar. Jemi pothuajse në fund të merkatos, edhe pse nuk ka mbaruar akoma.

Bëmë atë që duhej pa i reklamuar të gjitha në fillim. Mendoj se tifozët po e vlerësojnë punën e bërë, tani gjithçka do të varet nga lojtarët”.

Adli, Pobega Dhe Kalulu nuk u grumbulluan. Si parashikohet situata e tyre?

anë lojtarë shumë të mirë e djem fantastikë. Kanë oferta prandaj do të shohim se si përfundon. Nëse ata qëndrojnë, do të jemi të lumtur.

Çfarë do të ndodhë me Benaserin?

Është një lojtar shumë i fortë dhe pjesë e projektit tonë. Kush e di se çfarë do të sjellë merkato në ditët e ardhshme, nuk është stili ynë që t’i largojmë lojtarët.

Cilët janë objektivat për sezonin?

Çdo vit e përgatisim skuadrën me ambicien për të fituar, por jo gjithmonë ia del. Besoj se skuadra është forcuar me shtesat e duhura. Tani është në dorën e djemve.