Sporti

E kryer: Kalulu pritet t’i bashkohet Juventusit

08/19/2024 23:07
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu, ka qenë në radarin e Juventusit prej disa kohësh.

Në fakt, siç raportohet nga Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë ka përfunduar.

Pierre Kalulu ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar Bianconerëve.

Lojtari do të kalojë në një huazim që do të kushtojë rreth 3 deri në 4 milionë euro plus një opsion blerjeje të vendosur në 14 milionë euro plus bonuse me vlerë 3 milionë euro. Përveç kësaj, dhe në rast se Juventusi do të aktivizojë klauzolën e përhershme të transferimit, Milani do të ketë të drejtën e 10% të rishitjes së ardhshme të francezit 24-vjeçar.

/GazetaBlic Sport