Lajme

Blaka i reagon Dugollit: Haradinaj nuk gënjen shoku Enver, ja dokumenti i faljes së Kurtit nga Koshtunica

08/19/2024 22:38
nga:Genita C

Drejtori për informim i AAK-së, Lulëzim Blaka i ka reaguar deputetit të VV, Enver Dugolli, duke i thënë se Haradinaj nuk gënjen.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar dokumentin qe thotë se është dokumenti i lirimit të Kurtit nga Koshtunica.

Postimi i tij i plotë:

Paska krrokatur Enver Dugolli.

Haradinaj nuk gënjen o shoku Enver. Në foto është dokumenti i faljes së Kurtit nga Koshtunica.

Dugolli, që paska qenë i burgosur, nuk e ka këtë lloj dokumenti. Nëse e ka, le ta publikojë.
Kurti është i vetmi i falur.