Sporti

Përfundon pjesa e parë e duelit Gjilani – Ballkani

08/19/2024 17:56
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Gjilani – Ballkani.

Pjesa e parë e duelit përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Robert Rrahmani realizoi eurogol ndaj Ballkanit pas 6 minutave lojë – duke mposhtur Enea Koliçin nga distanca, teksa një minut më vonë, Queven barazoi gjithçka me kokë.

Deri në fundin e pjesës së parë, Ballkani kishte disa raste të mira shënimi me Adetunjin e Queven, por Haxhihamza bëri disa pritje fantastike.

/GazetaBlic Sport/