Sporti

Zyrtare: Thierry Henry largohet nga posti i trajnerit të ekipit të të rinjve të Francës

08/19/2024 16:08
nga:Lorik J

Thierry Henry ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Kombëtares së futbollit të të rinjve të Francës, pasi ekipi arriti në finalen olimpike, duke humbur nga Spanja, tha Federata Franceze e Futbollit.

Kampioni i botës me Francën nga viti 1998 është emëruar një vit më parë me kontratë deri në vitin 2025 dhe vendimi për t’u larguar është “për arsye personale”, saktëson France Press.

Pavarësisht mungesës së një pjese të madhe të lojtarëve në skuadër dhe refuzimit të klubeve për të lejuar disa prej tyre, pasi Lojërat Olimpike nuk janë pjesë e kalendarit të FIFA-s, Henry ia doli duke e kualifikuar ekipin në finale.

Është e para për gjelat që nga viti 1984, kur fituan një medalje argjendi.

/GazetaBlic Sport