Trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca ka nxitur spekulimet se Raheem Sterling do të largohet nga Stamford Bridge duke lënë jashtë skuadrës anësorin për përballjen e së dielës me Manchester Cityn.
“Unë kam 30 lojtarë dhe nuk ka vend për të gjithë. Kështu që disa prej tyre duhet të lihen jashtë“, tha Maresca pas humbjes 2-0, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri italian shtoi se vendimi që Sterling të mos luajë ishte “sportive dhe teknike”.
/GazetaBlic Sport/