Sporti

Haaland zbulon mesazhin e Guardiolës

08/19/2024 11:53
nga:E K

Erling Haaland ka zbuluar një mesazh të veçantë që Pep Guardiola i transmeton, i cili ka ndihmuar sulmuesin të përmirësohet edhe pas një fillimi të shkëlqyer me Manchester City.

Haalandi, i cili shënoi një nga dy golat e Manchester Cityt në fitoren 2-0 ndaj Chelsea-t, ka treguar se edhe pse ka arritur të shënojë 64 gola në 67 ndeshje në Premier League, ai ende kërkon të përmirësohet dhe të marrë këshilla nga Guardiola.

Me golin e fundit, sulmuesi norvegjez ka arritur të shënonte në të gjitha ndeshjet hapëse që ka luajtur me Cityn që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmundi në vitin 2022. Pavarësisht statistikave të tij mbresëlënëse, Haaland është i kënaqur, por ndjen se ka ende hapësirë për të përmirësuar performancën e tij.

“Pep më kujton vazhdimisht se lojtarët më të mirë dallohen në detajet më të vogla, si prekja e saktë me të djathtën dhe pasimi me të majtën. Këto janë aspekte shumë të rëndësishme për të arritur në nivelin më të lartë”, ka theksuar Haalandi. Për më tepër, ai ka zbuluar se Guardiola i inkurajon lojtarët të zënë pozita të ndryshme në fushë për të kontribuar më mirë në krijimin e lojës.