Sporti

E la gruan për Milanin, Morata: U ndamë se ajo nuk donte të lëvizte

08/19/2024 09:30
nga:E K

Pas disa ditësh heshtje, Alvaro Morata ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi arsyet e ndarjes me Alice Campello.

Sulmuesi i ri i AC Milan tha se ishte i shkatërruar nga fundi i marrëdhënies:

“Jam i shkatërruar, por garantoj se nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”, përcjell tch.

Lëvizja e Moratas te Milani pati një ndikim përfundimtar, siç zbulohet nga vetë futbollisti:

“Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte një lëvizje tjetër. Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për të mirën e katër fëmijëve tanë”.