Sporti

Napoli më afër Romelu Lukakut

08/19/2024 09:17
nga:E K

Napoli është afër nënshkrimit të Romelu Lukakut nga Chelsea në një transferim të përhershëm, raporton Fabrizio Romano.

“Parthenopei” tashmë ka bërë ofertën e tyre zyrtare për “blutë” nga Londra. Sipas raportimeve, oferta e Napolit është mjaft e mirë për t’u pranuar nga klubi anglez, transmeton GazetaBlic Sport.

Chelsea ia ka bërë të qartë Napolit se marrëveshjet për Romelu Lukakun dhe Victor Osimen do të jenë dy marrëveshje të ndara, me Blutë që duan që fillimisht të përfundojnë shitjen e lojtarit belg përpara se të ndërmarrin hapa konkretë për të sjellë Osimhen.

Sipas Fabrizio Romano, Chelsea dëshiron të përfundojë shitjen e Romelu Lukakut në ditët në vijim për t’i dhënë kohë të mjaftueshme për të zgjidhur Victor Osimhen para përfundimit të afatit kalimtar.

/GazetaBlic Sport/