Sporti

Eva Buzo ia del! Pas 34 orësh not nga brigjet italiane prek tokën shqiptare

08/19/2024 08:59
nga:E K

Eva Buzo, aktorja me origjinë shqiptare ia ka dalë që pas 34 orësh not nga brigjet italiane të prekë tokën shqiptare mëngjesin e sotëm, një sfidë të cilën vitin e shkuar e la përgjysmë të shkak të komplikacioneve, por që sot ka arritur ta çojë deri në fund qëllimin e saj!

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant.

Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34 orësh.

Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.