Sporti

Vedat Muriqi: Real Madridi është ekip fantastik, dikur i shikoja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre

08/18/2024 23:44
nga:Lorik J

Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes Mallorca – Real Madrid që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Sulmuesi kosovar, Muriqi realizoi golin e barazimit për Mallorcan në këtë sfidë – teksa kishte paraqitje tejet të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Muriqi në mediat spanjolle ka potencuar se është tejet i lumtur që ka realizuar ndaj madrilenëve – teksa tha se ka respekt të madh për klubin mbretëror.

“Real Madridi është një ekip fantastik. I uroj atyre më të mirat. Dikur i shikoja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre. Unë nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për ta”, tha Muriqi.

/GazetaBlic Sport