Sporti

Bëri dy asistime, Rashica: Jam i lumtur tek Besiktasi, kemi lojtarë cilësor

08/18/2024 23:19
nga:Lorik J

Skuadra e Besiktasit ka fituar sot ndaj Antalyasporit me rezultatin 4-2.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi kosovar, Milot Rashica, i cili ka bërë dy asistime, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, ai u shpreh shumë i lumtur tek Besiktasi.

“Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën sot me asistimet dhe lojën time. Kemi lojtarë cilësorë, ata shënojnë vrapime cilësore. Jam i lumtur të kontribuoj në ekip”, tha Rashica për mediat turke.

/GazetaBlic Sport