Showtime

Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë

08/18/2024 22:31
nga:G C

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përjetoi një incident së fundmi me kompaninë e fluturimit ‘Lufthansa’ në Aeroportin e Mynihut, në Gjermani.

Ajo u ndalua nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i kishte folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ishte shqiptar.

Artistja publikoi disa video në InstaStory, ku shihej duke qarë me të madhe në aeroport.

Biondja tani ka treguar se ka arritur në shtëpi mirë dhe sigurt, pasi kishte edhe frikë.

“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe dhe treguat shqetësim për mua. Mbërrita në shtëpi e sigurt, Faleminderit zotit”, u shpreh ajo.