Sporti

Conte e nis keq tek Napoli, mposhtet nga Verona

08/18/2024 20:29
nga:Lorik J

Skuadra e Napolit e ka nisur mjaft keq sezonin në Serie A.

Hellas Verona fitoi ndaj ekipit të Napolit me rezultatin e pastër 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Rocha Livramento realizoi golin e parë në këtë duel pas 50 minutave lojë – teksa golin e dytë për vendasit e gjeti, Mosquera në minutën e 75’të.

Krejt në fund, Mosquera realizoi edhe njëherë për 3-0.

Verona bëhet ekipi i parë deri më tani në sezonin e ri në Serie A që arkëton tre pikë – pasi deri tani të gjitha duelet u mbyllën baraz.

Padyshim një nisje aspak e mirë e Contes me ekipin e Napolit.

/GazetaBlic Sport