Sporti

As presidenti s’i këqyri deri në fund, Boehly u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes ndaj Cityt

08/18/2024 19:55
nga:Lorik J

Është e sigurt se Todd Boehly donte të shihte një rezultat më të mirë nga Chelsea kundër Manchester Cityt. I pranishëm për ndeshjen e parë të këtij sezoni të ri të Premierligës në Stamford Bridge, pronari i Bluve pa humbjen e skuadrës së tij… ose të paktën 86 minutat e para të ndeshjes.

Biznesmeni amerikan u largua nga tribunat e stadiumit, pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Që nga fillimi i afatit kalimtar, Chelsea ka shpenzuar 189 milionë euro dhe ka regjistruar ardhjen e trajnerit të ri, Enzo Maresca, nga Leicester. Megjithatë, asnjë nga nëntë lojtarët e ri të klubit londinez nuk nisi për këtë ndeshje kundër Cityt… Ndërkohë kanë mbetur edhe 12 ditë afat kalimtar dhe ky zhgënjim mund ta inkurajojë Boehly-n të shpenzojë më shumë.

/GazetaBlic Sport