Lajme

“Qeveri që pësoi fiasko në çdo aspekt” – Thaçi i VV’së befason: Prapa deklaratave të Hazirit qëndron PDK-ja

08/18/2024 19:41
nga:G C

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi ka komentuar deklaratën e fundit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili sot përmes një postimi në rrjetet sociale tha se, ka filluar numërimi prapa i Qeverisë Kurti, që sipas tij, kanë pësuar fiasko në çdo aspekt.

Haziri: Nis numërimi prapa i kësaj qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt, rikthimi i madh do të ndodhë

E, sipas Thaçit të VV’së, prapa këtyre deklaratave të Hazirit, qëndron PDK-ja.

“E kam përshtypjen që sa herë del Lutfi Haziri me deklarata si këto, është i shtyrë nga PDK-ja (si mik i tyre që është), për të vazhduar LDK të qëndroj subjekti i tretë në vend”, tha Thaçi për GazetaBlic.

“Ndoshta kësaj radhe edhe Lutës personalisht i konvenon që LDK-ja të pësoi fiaskon e radhës, që të vijë në shprehje si kryetar”, tha Thaçi tutje.

Bajqinovci, Hazirit: Jeni të lidhur pas një mentaliteti të vjetër, qytetarët nuk po kërkojnë dominimin e interesave të ngushta

Berisha: Qeveria aktuale ka dështuar në sistemin e drejtësisë