Lajme

Rusia: Mbi 120 mijë civilë u evakuuan

08/18/2024 17:49
nga:Genita C

Më shumë se 3 mijë njerëz u evakuuan brenda 24 orëve nga e premtja deri të shtunën nga zonat në rajonin Kursk të Rusisë, sipas autoriteteve lokale.

Rusia thotë se inkursioni ukrainas ka çuar në evakuimin e më shumë se 120 mijë civilëve në total, raporton Sky News.

Më shumë se 10 mijë banorë të Kurskut po qëndronin në qendrat e akomodimit të përkohshëm në të gjithë vendin, tha Ministria Ruse e Emergjencave.