Sporti

Samir Sahiti pensionohet nga futbolli

08/18/2024 17:14
nga:Lorik J

Mbrojtësi i njohur kosovar, Samir Sahiti ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist.

Para ndeshjes Trepça 89′ – Istogu, mbrojtësi u nderua nga klubi mitrovicas, shkruan GazetaBlic Sport.

Sahiti ka vendosur që të mos largohet nga futbolli, pasi ai do të vazhdojë karrierën si trajner.

Ja postimi:

“𝐒𝐚𝐦𝐢𝐫 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭𝐢 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐅𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢 👏🏻
Futbollisti ynë Samir Sahiti ka vendosur të varë këpucët e futbollit.
Klubi Futbollistik Trepça’89 shpreh mirënjohje dhe falenderim ndaj futbollistit tonë Samir Sahiti për gjithë kontributin e dhënë në klubin tonë.
Tashmë ai ka vendosur të filloi një etap të re në karier si trener, ku klubi e ka mirëpritur dhe bashkuar atë si pjesë e stafit të trenerëve në ekipin senior.
Klubi i uron shum fat dhe sukses në jetë po ashtu edhe në karier”, shkruhet në postim.

/GazetaBlic Sport