Sporti

Klopp rikthehet në stolin e Borussia Dortmund

08/18/2024 10:43
nga:E K

Tre muaj pas ndarjes me Liverpool-in, Jurgen Klopp ka zbuluar se do të rikthehet në stolin e Borussia Dortmund, të cilën e drejtoi për shtatë sezone përpara se të transferohej në Anfield.

Sigurisht që Klopp nuk do të bëhet trajner i “verdhezinjve”, por kjo është një ndeshje e veçantë. Një ndeshje që do të jetë një lamtumirë për ish-futbollistët e tij Lukasz Piszczek dhe Jakub Blaszczykowski në Signal Iduna Park, transmeton GazetaBlic Sport.

Dy polakët do të respektohen nga Borussia Dortmund dhe nuk mund të mungonte Jurgen Klopp. Specialisti gjerman pranoi sfidën për t’i udhëhequr në këtë ndeshje finale, e cila do të luhet më 7 shtator.

/GazetaBlic Sport.