Sporti

Debutoi me barazim si trajner i Milanit, kjo është deklarata e Fonsecas pas ndeshjes

08/18/2024 09:29
nga:E K

AC Milan ka arritur ta fitojë një pikë në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.

Në një përballje që deri në momentet e fundit u duk si një humbje, kuqezinjtë arritën të nxirrnin diçka nga asgjë.

Milani barazoi 2:2 me Torinon në shtëpinë e vet, teksa ishin duke pësuar 0:2 deri në momentet e fundit.

Kësisoj, trajneri Paulo Fonseca e nisi barazim aventurën e tij të re ne qytetin e modës.

Pas ndeshjes, Fonseca tha se pati sinjale të mira të ekipit në pjesën e dytë.

“Nuk e prisja para ndeshjes që do të ishim perfektë në këtë fazë, por duhet të them se 45 minutat e para nuk ishin të mira. Ishim pasivë në mbrojtje. Pjesa e dytë ishte ndryshe, ishim më agresivë, fituam topin më herët dhe patëm mjaft mundësi për të fituar ndeshjen,” tha Fonseca për Sky Sport Italia.

“E dimë se çfarë janë këto ndeshje, duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse ka shumë gjëra që duhen përmirësuar”, u shpreh ai.