Policia e Kosovës sot ka përfunduar një aksion në fshatin Joshevik në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë aksionit, njësitë policore kanë sekuestruar tri pushkë, një pistoletë, fishekë dhe dy bomba.
Lajmin për GazetaBlic, e ka bërë të ditur, zyrtari policor në rajonin e veriut, Petrit Fejza, ku thotë se i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Po,sot njësitet policore në një shtëpi me pronar nacionalitetit serb janë marr tri pushkë gjysëmautomatike,një pistoletë dhe dy granata të dorës. Është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje 48 orë”, deklaroi Fejza për GazetaBlic.