Sporti

Ronaldo në kërkim të një trofeu tjetër, sot zhvillohet finalja e Superkupës së Arabisë Saudite

08/17/2024 14:29
nga:E K

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i ndjek trofetë, me portugezin i cili sot ka finalen e Superkupës së Arabisë Saudite para vetës.

Al Nassr do takohet me Al Hilal, në një ndeshje e cila pritet të jetë spektakolare.

Sistemi i Superkupës u zhvillua me katër skuadra.

Al Nassr mposhti Al Taawonn me rezultatin 2-0, për të u kualifikuar në finale.

Al Hilal në një ndeshje dramatike, arriti fitoren ndaj Al Ahli me rezultatin 2-1 për të siguruar finalen e madhe të Superkupës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:15, në stadiumin Prince Sultan bin Abdul Azizi.