Lajme

Aksionari i “United Hospital” e akuzoi UBT-në për tentim të uzurpimit të hapësirave, vjen reagimi i Edmond Hajrizit

08/16/2024 20:55
nga:Sh R

Pas denoncimit publik nga një prej aksionarëve të “United Hospital, Fatos Kojqiqi, se UBT po tenton uzurpimin e hapësirave, Gazeta Blic e ka kontaktuar drejtuesin e UBT, Edmon Hajrizi.

Ai duke mos dashur të flas për rastin, ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen në formë elektronike.

“Ma dergo në faqe të UBT dhe ata të japin përgjigjje, gjithësesi nuk ka asgjë të bëjë me këtë problem, të lutem si është e mundshme ashtu ne jemi institucion. Dërgoje kërkesen çka ka dhe pastaj të përgjigjen”, tha ai shkurt, për Gazeta Blic.

Ndryshe, Fatos Kojqiqi, një prej aksionarëve të spitalit privat në vend “United Hospital”, ka akuzuar “UBT” e Edmond Hajrizi se po tenton t’ua uzurpoj hapësirën e institucionit privat shëndetësor, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se qarkullimi i lajmit se “United Hospital” është blerë nga UBT nuk është i vërtetë.

Reagimi i plotë:

SQARIM

Te nderuar miq, familjare dhe pacient, koheve te fundit kam marre shume mesazhe dhe telefonata ne lidhje me shitjen e United Hospital.

Dua te sqaroj se United Hospital nuk eshte shitur dhe vazhdon te mbetet ne pronesine tone dhe te partnerit tone Alfred Ibrahimi.

Njoftimet dhe postimet e fundit se Spitali eshte blere nga kompania UBT jane te paverteta dhe mashtrime qe UBT dhe Alfred Ibrahimi tentojne tu bejne opinionit publik, institucioneve shterore dhe pacienteve.

Cdo marreveshje e fshehte e tyre , pa miratimin tone, eshte e paligjeshme dhe ngre dyshime per mashtrim.

Meqenese Alfred Ibrahimi eshte i interesuar per shitjen e akcioneve te tij, ne i kemi bere oferten tone si bashkepronar te ketij spitali dhe jemi ne pritje te nje pergjigjeje.

Tendenca e uzurpimit te hapsirave te spitalit nga UBT eshte e papranueshme dhe do te trajtohet nga Institucionet e rendit.

Ju faleminderit.